Akuzat e PD, shkarkohet drejtori i shkollës, rezultoi i dënuar për korrupsion

Aktualitet

shkollaaaDrejtori i një shkollë në Berat u shkarkua nga puna pasi rezultoi se ishte i dënuar me një vit burg për korrupsion.

Shkarkimi eshte bere pasi Partia Demokratike denoncoi emerimin e drejtorit te shkolles ne fjale nderkohe qe ishte i denuar nga gjykata pak vite me pare.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ministria e Mirëqenies njoftoi se Armelin Ҫili, drejtor i Shkollës Profesionale “Kristo Isak” Berat, ishte zgjedhur me konkurs, dhe se ai nuk kishte deklaruar dënimin gjatë marrjes në pyetje. Sipas ministrisë, menjëherë pas verifikimit, Armelin Çilit iu kërkua dorëheqja.

Rastin e drejtorit të shkollës në Berat e denoncoi me herët Partia Demokratike. Deputeti demokrat Luciano Boçi paraqiti dhe vendimin e gjykatës, sipas të cilit Armelin Çili është i dënuar në vitin 2011 me 12 muaj burg për korrupsion. Boçi sqaroi se ky vendim është dhënë pasi Çili abuzonte me ndihmën ekonomike.

ME TE LEXUARAT