Kundërshtojnë patrullën e policisë, pranga dy të rinjve në Fier

Aktualitet

polici fierNga efektivët e policisë në Komisariatin e Fierit, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Liridion Bajraktari, 22 vjeç, banues në fshatin Hoxharë e Vjeter, Fier. Gjithashtu u bë shpallja në kërkim policor i shtetasit: Sh.B, 21 vjeç, pasi në një lokal në fshatin Levan, Fier, kanë kundërshtuar me forcë patrullën e përgjithshnme të Komisariatit të Policisë Fier. Po për këtë ngjarje filloi procedimi penal për shtetasin E.R, 31 vjeç, banues në Fier, pasi ka mbajtur të hapur  lokalin jashtë orarit të përcaktuar dhe në lokal kishte muzikë me volum të lartë.

ME TE LEXUARAT