“Raporti” i OSBE për politikën, Stërkaj dhe Kokëdhima: Janë shpifje dhe përbaltje

Aktualitet

selia-ps2015Nën drejtimin e Gramoz Ruçit është zhvilluar mbledhja e grupit parlamentar socialist. Disa prej deputetëve të majtë kanë ngritur shqetësimin për atë që ata e kanë cilësuar përbaltje të emrit të tyre pa asnjë fakt në raportin e OSBE-s.

“Këto janë ca thashetheme të vjetra që nuk kanë lidhje me asnjë nga ato që thuhen. Unë nuk kam shqetësim fare se ça thotë OSBE dhe kushdo tjetër sepse ne jemi drejt në punën tonë”, tha Stërkaj.

Një tjetër deputet, i përmendur në raport, Koço Kokëdhima u shpreh tejet i ashpër ndaj OSBE-s.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Unë them që ai është një veprim që në thelbin e vet është një sulm në institucionet e shtetit shqiptar, është një përbaltje e institucioneve. Minimalisht do të duhej që në këtë raport për çdo person të citohej burimi i informacionit, ose përndryshe të merrej përgjegjësia nga vetë raportbërësi”, tha deputeti Kokëdhima.

Sipas zotit Kokëdhima qeveria duhet t’i kërkojë sqarime OSBE-së për burimet dhe vërtetësinë e asaj çfarë është shkruar në Raport. Ndërsa deputeti Ben Blushi nuk ka dashur të komentojë gjatë, por ai është pajtuar me faktin se çfarë është publikuar është në kuadrin e thashethemeve. (top channel)

ME TE LEXUARAT