Ndeshja Shqipëri-Serbi, FSHF: Ja cmimet dhe procedura e shitjes së biletave

Aktualitet

Federata Shqiptare e Futbollit, FSHF shperndau sot nje njoftim publik ne lidhje me cmimet dhe procedurat e shitjes se biletave per ndeshjen Shqiperi-Serbi e cila luhet ne "Elbasan Arena" ne kuader te Euro 2016.

shqiperi-serbiMe ane te deklarates, Federata Shqiptare e Futbollit, njofton të gjithë tifozët dhe të interesuarit se ka filluar sot online shitja e biletave per ndeshjen Shqiperi – Serbi, e vlefshme per kualifikimin ne kampionatin Europian Euro 2016. Ndeshja do te zhvillohet ne stadiumin "Elbasan Arena" ne daten 08 Tetor, ora 20.45. Biletat mund te blihen ne faqen zyrtare te FSHF ne linkun :KLIKO per linkun

Çmimet e biletave per kete ndeshje jane si me poshte:

Tribunat C2, G2 = 1.000 leke

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Tribunat C1, C3, G1 = 1.500 leke

Tribunat D, F = 2.000 leke

Tribuna E = 3.000 leke

Tribunat B1, B5 = 6.000 leke

Tribunat B2, B4, A1, A4 = 8.000 leke

Tribuna A2, A3, B3 = 10.000 leke

Si edhe ne ndeshje te meparshme, njoftojme te gjithe tifozet se stadiumi Elbasan Arena eshte i pajisur me sistemin elektronik te kontrollit te biletave dhe biletat kane elemente sigurie të nivelit më të lartë, te dukshem dhe te padukshem ne sy te lire. Sistemet e kontrollit të biletave në hyrjet e stadiumit janë të kompjuterizuara.

Biletat per kete event do te jene te personalizuara dhe per asnje arsye, asnje person i cili nuk do te mbaje nje bilete me emrin e tij mbi bilete nuk do te lejohet te hyje ne stadium.

Listat nominative te personave te pajisur me bilete do t’i komunikohen Policise se Shtetit per te mundësuar identifikimin dhe ndalimin e te gjithe personave problematike apo te dyshuar si potencialisht te rrezikshem per mbarevajtjen dhe sigurine e eventit.

ME TE LEXUARAT