Parandalohet hakmarrja në Shqipëri-Serbi, dogana: Ja si e kapëm serbin me dron

Aktualitet

Dogana e Qafe Thanes ka bere nje shpjegim ne lidhje me shtetasin serb te ndaluar ne hyrje te Shqiperise ne piken kufitare ne Pogradec teksa kishte nje dron ne makine. “Shtetasi serb vinte nga Maqedonia për në Shqipëri dhe në respektim te procedurave ka deklaruar vete qe ne momentin e pare se ne mjet kishte 2 drona porosi per nje kompani shqiptare me qendër ne Tiranë. Janë kryer procedurat e deklarimit per dronat te cilat ai tregoi se i kishte ne një çante ne mjetin e tij. Zhdoganimi do të behet tek dogana ne Tirane”, ka thene drejtori i doganës Qafë Thanë Olsi Konomi.

qafe thanePolicia shqiptare ndalon një shtetas serb ne hyrje te vendit tone pasi iu gjet me vete nje dron në makinë.

Ende nuk dihet identiteti i shtetasit serb, por ai udhëtonte me 2 bashkekombas te tij ne momentin kur u ndalua rreth ores 17.00.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Arrestimi ka ndodhur ne Qafë-Thanë, ku gjatë kontrollit të mjetit policia gjeti një dron.

Policia ka marrë në pyetje pronarin e dronit ndersa ende nuk dihen deklarimet e tij.

Më 8 tetor luhet ndeshja Shqipëri- Serbi, në “Elbasan Arena”. Kjo eshte ndeshja e kthimit e mes kombetares shqiptare dhe asaj serbe pas takimit te nderprere ne Beograd vitin qe shkoi si pasoje e fluturimit te dronit me flamurin Autoktonus.

ME TE LEXUARAT