Ekonomia

Gjermeni në Librazhd, inspekton pallatin për familjet e pastreha

banner_kryesore1Ministrja e Zhvillimit Urban znj. Eglantina Gjermeni ditën e premte, më datë 2 tetor, së bashku me Deputetin z. Taulant Balla, Kryetarin e Bashkisë Librazhd z. Kastriot Gurra dhe Drejtoreshën e Entit Kombëtar të Banesave znj. Doris Andoni, inspektuan në qytetin e Librazhdit, fillimin e punimeve të projektit të financuar nga Enti Kombëtar i Banesave, me vlerë 89,665,635 lekë me TVSH, për ndërtimin e një banese sociale me 35 apartamente.

Në fjalën e saj Ministrja Gjermeni theksoi se – “Ndërtimi i banesës sociale me kosto të ulët, ku do të mundësohet strehimi i 35 familjeve në bashkinë Librazhd, vjen si rezultat i marrëveshjes së bashkëpunimit ndërmjet Entit Kombëtar të Banesave dhe Bashkisë Librazhd, ku Enti angazhohet të financojë ndërtimin në vlerën 89, 665,635 lekë me TVSH dhe Bashkia ka vënë në dispozicion sipërfaqen e truallit 998 m².”

Në fjalën e saj, Ministrja Gjermeni  theksoi ndër të tjera  se – projekti për ndërtimin e banesës sociale me 35 apartamente nuk është i vetmi, i financuar nga Qeveria Shqiptare në këto dy vite.

Për vitin 2015, nga Fondi i Zhvillimit të Rajoneve për Bashkinë Librazhd, janë alokuar në total rreth njëqind e tetëmbëdhjetë milionë lekë, për zbatimin e dy projekteve të cilat janë:

Sistemim, asfaltim, rrugë, sheshe dhe blloqet e banimit, tregu i qytetit, lagjia e re-ushtaraku dhe shkumbini, me vlerë rreth nëntëdhjetë e tetë milionë lekë, ku fondi i alokuar për vitin 2015 është rreth gjashtëdhjetë e nëntë milionë lekë dhe për vitin 2016, është rreth njëzet e nëntë milionë lekë.

Rehabilitimi i qendrës së qytetit dhe lyerje e fasadave, Faza II, me vlerë financimi rreth shtatëdhjetë milionë lekë, ku fondi i alokuar për vitin 2015 është rreth dyzetë e nëntë milionë lekë dhe për vitin 2016, rreth njëzet e një milionë lekë.

Bashkia Librazhd është një nga 26 bashkitë e përzgjedhura, që do të asistohet financiarisht dhe teknikisht, për hartimin e Planit të Përgjithshëm Vendor një instrument i nevojshëm ligjor, për të garantuar një zhvillim të integruar dhe të qëndrueshëm social dhe ekonomik dhe që i hap rrugë investimeve në të gjithë territorin e ri të kësaj Bashkie.

Hartimi i Planit të Përgjithshëm Vendor është një sfidë e madhe si për Ministrinë e Zhvillimit Urban edhe për Bashkinë Librazhd, – tha Ministrja Gjermeni, – duke shtuar se investimet në këtë Bashki, do të vijojnë edhe në të ardhmen për të siguruar përmirësimin e kushteve të jetesës, krijimin e hapësirave publike për banorët e kësaj bashkie, si dhe për t’i ndryshuar fizionominë qytetit, duke e bërë më atraktiv për qytetarët dhe investitorët potencialë.

[Read more…]

loading...

Artikuj te ngjashem

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
Close