MSH: PD u ka borxh shqiptarëve 280 milion USD nga keqqeverisja me barnat

Aktualitet

beqjaMinistria e Shendetesise reagoi pas akuzave publike te deputetes Albana Vokshi. Permes nje deklarate per shtyp thuhet se ashtu siç e paralajmëruam edhe në seancën e dt. 24/9/2015 në Kuvend, Partia Demokratike po fillon sulmin e rradhës për të përbaltur dhe njollosur arritjet e Qeverisë në shëndetësi.

"Tashmë, nuk është më as e papritur dhe as e habitshme për ne, që pikërisht në kohën kur ka zhvillime në tregun farmaceutik, dhe veçanërisht gjatë muajit tetor kur shtëpitë farmaceutike deklarojnë çmimet për barnat përkatëse për vitin 2016, Partia Demokratike sulmon qëllimisht arritjet e Qeverisë në shëndetësi, dhe drejtpërdrejtë kryeministrin dhe ministrin e shëndetësisë. Është mëse e qartë se përmbushja e angazhimeve programore në fushën e barnave ka prekur interesa ekonomike të drejtpërdrejta të subjekteve që kanë financuar në vite Partinë Demokratike. Pas 2 vjetësh, ne jemi krenarë që kemi përmbushur angazhimet tona programore, ku më kryesoret janë barazimi i çmimit të barnave me vendin e origjinës, si dhe heqja e TVSH-së mbi barnat dhe shërbimet mjekësore", thuhet ne deklarate.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Kjo, vijon deklarata, ka sjellë që barnat të kushtojnë sot mesatarisht 30% më lirë; kjo ka sjellë, gjithashtu, që për të njëjtën sasi barnash krahasuar me vitin 2013, shqiptarët të kursejnë 70 milionë USD në vit.

"Ne nuk do të rreshtim së denoncuari publikisht me dokumente zyrtare që provojnë se zyrtarët e djeshëm kishin dijeni të plotë për anomalitë skandaloze me çmimet e barnave në Shqipëri. Qeverisja e PD-së, që nga viti 2010 ku rezulton se ka pasur dijeni të plotë për këtë situatë, i ka borxh shqiptarëve 280 milion dollarë. Në shtator 2013, spitalet i gjetëm bosh, pa barna, pa materiale mjekësore dhe me pajisje mjekësore që nuk funksiononin, si dhe me 40 milion USD borxhe. Sot, spitalet janë të furnizuara shumë më mirë me barna dhe materiale mjekësore, 40 milion USD janë shlyer dhe nuk është krijuar asnjë qindarkë borxh i ri. Vetëm në QSUT, kemi mundur të furnizojmë në një vlerë prej 50% më shumë barna.

Në shtator 2013 rradha e pritjes për të kryer një koronarografi ishte mbi 6 muaj, ndërsa sot është jo më shumë se 1 muaj. Në shtator 2013 rradha e pritjes për të kryer rezonancën magnetike ishte mbi 3 muaj, ndërsa sot është jo më shumë se 1 muaj. Ndërkohë, për transparencë ndaj opinionit publik, po parashtrojmë në vijim se çfarë vlerash ka prokuruar për barna dhe materiale mjekësore Ministria e Shëndetësisë në vitet 2014 dhe 2015", thote Ministria e Shendetesise.

Në vitin 2014, prokurimet e realizuara nga Ministria e Shëndetësisë me tender të hapur në sistemin elektronik të prokurimit publik për barna dhe materiale mjekësore, janë në vlerën: 1,64 miliardë lekë.

Në vitin 2015, prokurimet e realizuara nga Ministria e Shëndetësisë me tender të hapur në sistemin elektronik të prokurimit publik për barna dhe materiale mjekësore, janë në vlerën: 1,46 miliardë lekë. Në vijim, për vitin 2015 janë në zhvillim me tender të hapur prokurime të Ministrisë së Shëndetësisë në vlerën: 65.7 milion lekë.

ME TE LEXUARAT