Kuq e zinjtë kërkojnë sot 3 pikëshin në Armeni, sfida e “Euro 2016”

Aktualitet

kombetarjaHumbja me Serbinë në “Elbasan Arena” duhet të mbetet vetëm një kujtim i hidhur, pasi sot përfaqësuesen shqiptare e pret sfida më e rëndësishme në historinë e futbollit tonë deri më tani.

Nuk ka më asnjë kalkulim, fitorja në Armeni përkthehet në lejekalimin për në Francë. Ndeshja do të luhet në orën 18:00.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Trajneri Gianni De Biasi në konferencën e fundit për mediat deklaroi se shanset janë të mëdha që skuadra shqiptare të marrë kualifikimin për në Europianin e Francës.

Ndërsa kapiteni Cana theksoi se kjo ndeshje do të vendosë fatin e çdo shqiptari.

De Biasi pritet që të bëjë disa ndryshime në krahasim me përballjen ndaj serbëve, ku i pari është një ndryshim i detyruar pasi Ansi Agolli nuk do të jetë pjesë e kësaj sfide për shkak pezullimi, në vendin e tij mund të aktivizohet Hysaj, pasi për fat të keq mbrojtësi tjetër i krahut të majtë Naser Aliji nuk është në gjëndje perfekte fizike për arsye dëmtimi, ndërsa Lila mund të sistemohet në të djathtë të repartit difensiv.

Ndërkohë që pritet aktivizimi nga fillimi i Shkëlzen Gashit dhe Sokol Cikalleshit, i pari në të djathtë të mesfushës dhe i dyti në majën e sulmit.

Pra formacioni titullar që mund të zbresë në fushë në Jerevan nën skemën taktike 4-4-1-1 do të jetë i fromuar nga Etrit Berisha në kuadrat, Lila, Cana, Gjimshiti dhe Hysaj në mbrojtje, Gashi, Migjen Basha, Xhaka dhe Lenjanin në repartin e mesit të fushës me Memushajn pas krahëve të Sokol Cikalleshit.

Në këtë rreshtim paraprak dallohet që është i njëjti modul si ai i përdorur me Serbinë, por me aktorë të ndryshëm.

Gjithsesi në përballje të tilla rëndësi më shumë se sa rreshtimi taktik ka grinta dhe etja për sukses e lojtarëve kuqezi, nëse këto dy elemntë janë në nivelet e duhura, atëhere harku i triumfit është më pranë se kurrë.

ME TE LEXUARAT