Militantët kurdë ndalojnë aktivitetet guerile në Turqi

Bota

kurdPartia e Punëtorëve të Kurdistanit (PPK) ka shpallur ndërprerjen e aktiviteteve guerile në Turqi. Grupi militant ka bërë njoftimin të shtunën, duke thënë se luftëtarët e tij do të shmangin veprimet që mund të parandalojnë zgjedhjet “e drejta” që do të mbahen në Turqi, më 1 nëntor.

Në njoftim nuk përmendet drejtpërdrejt shpallja e armëpushimit.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Njoftimi po ashtu nuk përmend shpërthimet në Ankara, në të cilat kanë humbur jetën së paku 86 njerëz.

Shënjestër e shpërthimeve ka qenë një marshim që bënte thirrje për t’i dhënë fund dhunës midis forcave turke dhe rebelëve të Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit.

Partia e Punëtorëve të Kurdistanit konsiderohet organizatë terroriste nga Turqia, Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara.

Ajo ka shpallur fushatën e saj separatiste në vitin 1984 dhe, qysh atëherë, mbi 40,000 njerëz janë vrarë.

ME TE LEXUARAT