Lajmi i fundit

Rama e Nikolla urojnë në Rinas bashkë me tifozët, ekipin e Kombëtares

RAMAMesditën e së hënës, Kombëtarja shqiptare e futbollit ka mbërritur në Aeroportin e Rinasit, e nisur rreth orës 11:30 nga Aeroporti i Jerevanit në drejtim të Tiranës.

 

Ai që i ka takuar i pari ka qenë kryeministri i vendit, Edi Rama, i ndjekur më pas edhe nga ministrja e Arsimit dhe Sportit, Lindita Nikolla, dhe disa zyrtarë të tjerë. 

Sigurisht, zbritjen nga avioni e ka kryesuar presidenti i FSHF-së, Armand Duka, së bashku me teknikun italian të kuqezinjve, Giovanni De Biasi, e më pas lojtarët kuqezinj. Autobusi i tyre po i drejtohet Tiranës, për t’u ndalur në sheshin “Nënë Tereza”.

“Digitalb” ka njoftuar prej ditës së djeshme se, në orën 14:00, në “Digitalb Arenën” e vendosur në sheshin “Nënë Tereza”, do të nisë një koncert madhështor, ku do të jenë edhe heronjtë e kombëtares kuqezi, për të festuar të gjithë së bashku kualifikimin e Shqipërisë në “Euro 2016”.

loading...

Artikuj te ngjashem

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
Close