Slloveni, shkatërrohet rrjeti i trafikut të shqiptarëve drejt BE-së

Aktualitet

slloveniPas hetimeve të autoriteteve sllovene dhe kroate, padi penale është ngritur ndaj 21 personave nga Sllovenia, Serbia, Kosova dhe Shqipëria.

Lajmi bëhet i ditur nga Agjencia Sllovene e Lajmeve, STA.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Sipas kësaj agjencie, këta persona kanë ndihmuar në kalimin e paligjshëm të kufirit të 49 qytetarëve shqiptarë drejt vendeve të Bashkimit Europian. Sllovenia dhe Kroacia këto ditë po përballen me fluksin e emigrantëve. Vetëm në 24 orët e fundit drejt Sllovenisë kanë vërshuar 12 mijë emigrantë nga vendet e luftës.

ME TE LEXUARAT