Sport

Man.United përgatit ofertë të majme për sulmuesin e Realit

ronaldo-baleManchester United ka filluar të interesohet përsëri për shërbimet e Gareth Bale.

‘Djajtë e kuq’, kanë në dorë një ofertë që pritet t’i bëjnë Real Madridit në verën e ardhshme, të cilën mbretërit vështirë se do ta refuzojnë.

Sipas mediave angleze, klubi anglez është i gatshëm të ofrojë hiq më pak se 125 milionë euro, vetëm për të transferuar yllin e Real Madridit në ‘Old Trafford’. Trajneri Louis Van Gaal, ka kohë që është në kërkim të një futbollisti me karakteristika të Bale, dhe afati kalimtar i verës së ardhshme mund të sjellë rikthimin e uellsianit në Premierligë.

Arsyeja kryesore pse Bale mund të largohet nga ‘Santiago Bernabeu’, është se në drejtim të tij janë drejtuar shumë pakënaqësi nga tifozët, të cilët jo rrallëherë edhe e kanë vërshëllyer.

loading...

Artikuj te ngjashem

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
Close