Manjani: Na duhen votat e PD-së për reformën në drejtësi

Politikë

manjanii14Lëvizja Socialiste për Integrim këmbëngul që reforma në drejtësi të bëhet me konsensus të gjerë. Nënkryetari i kësaj partie, Ylli Manjani, njëkohësisht zëdhënës për këtë reformë, deklaron se mazhoranca nuk mund të miratojë e vetme ndryshimet kushtetuese pasi i duhen votat e Partisë Demokratike.

“Partia Demokratike ka bërë një punë serioze duhet ta pranojmë, ka një përvojë dhe ato që kanë paraqitur në draftin e tyre janë për t’u diskutuar të gjitha. Ndaj po insistojmë në një proces politik. Është momenti që liderët politikë të ulen bashkërisht dhe të bien dakord në disa piketa”, thekson ai.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Manjani shprehet se drafti aktual nuk është përfundimtar dhe se ai mund të diskutohet sërish.

“Drafti aktual është paraprak, nuk është ende projekti që mund të ulte palët në një tryezë, PD-në mbi të gjitha, e cila ka një përvojë të jashtëzakonshme të cilën nuk kemi pse ta mohojmë. Drafti u bë nga ekspertët sepse duhej të kapej agjenda e Komisionit të Venecias. Drafti i parë nuk është gjithçka, duhet krasitur mirë nga pikëpamja ligjore,” tha Manjani.

Sipas tij, mazhoranca nuk i ka votat për të kaluar këtë reformë.

“Reforma Kushtetuese kërkon 93 vota të cilat mazhoranca nuk i ka. Po flasim për një reformë afatgjatë që i kalon afatet e këtij mandati. Nuk është as turp, as shkelje e madhe rregullash, është e detyrueshme prania e PD-së në këtë reformë. Po nuk krijuam këtë frymë do bëjmë gabimet e shkuara, siç ndodhi në 2008-ën që u shkatërrua vendi”, u shpreh për “Raport Tv”, Ylli Manjani nga LSI-ja. /Dita/

ME TE LEXUARAT