Protesta e opozitës, policia publikon planin e masave të sigurisë

Aktualitet

policia-tiranesPolicia e Tiranës publikon masat për mbarëvajtjen e protestës së opozitës, që do të mbahet paraditen e së martës.

Në një njoftim për shtyp thuhet se, në kuadër të ruajtjes së rendit dhe sigurisë do të ketë bllokime të pjesshme të trafikut nga ora 11 në 16:00.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Sipas njoftimit, bllokime do të ketë tek bulevardi Zogu i Parë, tek rruga e Kavajës dhe rruga e Dibrës.

Ndërsa tek rruga e Elbasanit dhe bulevardi Bajram Curri do të ketë kufizime të qarkullimit, vijon njoftimi për shtyp.

Ndërkohë do të ndalohet parkimi tek sheshi Skëndërbej dhe tek bulevardi Dëshmorët e Kombit, për të vazhduar deri tek sheshi Nënë Tereza, deri në orën 16:00.

ME TE LEXUARAT