ShBA urojnë Shqipërinë për 25 vjetorin e përmbysjes së komunizmit

Aktualitet

John Kerry in WarsawSekretari amerikan i Shtetit John Kerry përshëndet Shqipërinë me rastin e Ditës Kombëtare të Rinisë, që këtë vit shënon edhe 25 vjetorin e lëvizjes studentore, që çoi në përmbysjen komunizmit më 8 dhjetor të vitit 1990.

Në krye të këtij tranzicioni historik, thotë zoti Kerry, ishin udhëheqësit e guximshëm të lëvizjes studentore, të mbështetur nga qytetarët e zakonshëm, të cilët marshuan dhe demonstruan kundër diktaturës, dhe të ndihmuar nga ish anëtarë kurajozë të partisë, që ndihmuan në vendosjen e një rregjimi përfaqësues.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Shqipëria, thotë zoti Kerry, ka shënuar përparime të rëndësishme gjatë këtyre 25 vjetëve. Sot, shton ai, Shqipëria është një aleat i përkushtuar i NATO-s, që jep ndihmesën e saj për paqe dhe stabilitet në botë.

Shqipëria, është në rrugën e integrimit të plotë Euro-Atlantik, duke kryer reformat e nevojshme për të forcuar institucionet demokratitke dhe për të zhvilluar një ekonomi konkurrente tregu të lire. Shtetet e Bashkuara, përfundon zoti Kerry, vlerësojnë miqësinë e ngrohtë me qeverinë dhe popullin shqiptar dhe dëshirojnë thellimin e partneritetit mes dy vendeve në të ardhmen.

ME TE LEXUARAT