Ekonomia

OSHEE: PD nuk lë rast pa shpifur në një përpjekje të dëshpëruar

osheOperatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike deklaron se Partia Demokratike duket sikur e ka identifikuar Operatorin e Shpërndarjes së Energjisë Elektrike si kundershtarin e saj politik dhe nuk le rast pa shpifur ne perpjekjen e deshperuar per te lidhur kompanine me politiken.

“Pasi e lane Operatorin e Shpërndarjes në mes te rrugeve me një vargmal borxhesh, pa një godinë të veten dhe në një situatë ku pritja e klienteve behej ne parkimin nentokesor te nje pallati ndersa arkivat hidheshin ne kazanet e plehrave, qeveritareve te djeshem u ka mbetur vetem pushteti i shpifjes. Kete pushtet e perdoren perseri sot per nje mjedis te marre me qera shume te arsyeshme dhe me procedure transparente per sistemimin e arkivave, nderkohe qe OSHEE vazhduan paguan nje qera marremndese prej disa vitesh, per shkak te kontrates se lidhur nga qeveria e partise demokratke per godinen e kompanise”, thuhet në deklaratën e OSHEE.

Sipas saj, n kete godine hapesira e punes per punonjesit eshte shume e kufizuar, ndersa per vendosjen e arkivave situata ishte skandaloze.

“Në kohën kur kompaninë e administronte Partia Demokratike, arkiva e institucionit konsiderohej si arka mbeturinash qe asgjesoheshin, duke i shkaktuar Operatorit të Shpërndarjes probleme të rënda administrimi. Ne kete faze rimekembjeje arkiva e paket qe u gjet u sistemua dhe tani jane marre me qera ambiente të përkohshme, me çmime nën mesataren e zonës, deri ne ndertimin e godines qendrore te OSHEE”, vijon deklarata.

Sa per nje krahasim, vijon ai, informojme se nderkohe qe  kompani te njohura bankash, telekomunikacioni, etj paguajme deri ne 10 euro metri katror, OSHEE paguan nje qera shume me te ulet prej afro 3.5 euro.

“OSSHE i shpreh Partise Demokratike keqardhjen qe po rimekembet, po mbledh faturat e energjise, po ul cdo muaj humbjet, po paguan borxhet e Partise Demokratike, po permireson sherbimin ndaj klientit, po paguan per here te pare rregullisht taksat dhe po investon per here te pare parate e saj ne rimkembjen e rrjetit te shperndarjes qe Partia Demokratike e la ne rrenim total. I kerkojme po ashtu falje PD qe nuk po marrim me leke nga buxheti i shtetit per te mbyllur gropen e vjedhjeve sic behej cdo vit ne kohen e qeverise se PD. Si perfundim Partia Demokratike do te duhet te na fale sepse ne do te vazhdojme ne rrugen e nisur dhe do ta kthejme Osshe nga nje grope borrxhesh e vjedhjesh sic e la PD ne nje shembull kuptimplote te suksesit te shqiptareve”, nënvizon OSHEE.

loading...

Artikuj te ngjashem

Nje koment

  1. e c’mund te beje tjeter lulu-VAJMEDETI me corben qe gatoi saliu? Do apo nuk do, ai do ti hedhi kembet pas daulles se saliut. E hengri corben e felliqur, dhe tani do vjelli gjithe jeten, harram , harram eshte…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
Close