Teknologji

Aston Martin u zhvesh për një reklamë, reagojnë gratë (Foto)

Kompania e automobilave ka hedhur në treg një reklamë, që ka ngjallur shumë kundërshtime, veçanërisht të komuniteteve që mbrojnë të drejtat e femrave.

Ata në reklamën e tyre më të re kanë përdorur një foto, të një femre në një “pozicion” shumë provokues, e veshur poashtu në mënyrë provokuese, duke bërë gjeste që i “ftojnë” meshkujt për t’a “pasur”, transmeton lajmi.net

Ndërkaq, fotos i është bashkëngjitur edhe një mbishkrim ku si mesazh i cili u adresohet “blerësve” potencial thuhet “Ti e di që nuk je i pari për të, por a të prish punë?”.

Pikërisht këto reklama kanë ngjallur kundërshtime në organizata të ndryshme që mbrojnë të drejtat e femrave, të cilat kanë kërkuar heqjen e kësaj reklame./lajmi.net

loading...

Artikuj te ngjashem

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
Close