Sport

Besart Berisha shënon dopietë, shpëton Melboun Victory

besart-bBesart Berisha shënoi dy gola ne javën e 14 te kampionatit australian te futbollit, duke i treguar teknikut De Biasi se e meriton te jete ne skuadrën kuqezi.

Futbollisti 30 vjeçar nga Prishtina shpëtoi ne kohen shtese ekipin e tij Melboun Victory, duke marre nje pike ne fushën e Central Coast Mariners ne rezultatin përfundimtar 3-3.

Ne fakt ne stadiumin Simonds gjithçka filloi mjaft keq per skuadrën e Berishës qe e pa veten ne disavantazh te tre golave ne 35 minutat e para, ndërsa rezultati nuk ndryshoi deri ne minutën e 60.

Moment kur gjithçka ndryshoi fale sulmuesit shqiptar qe realizoi nga pika e bardhe e penalltisë, duke ngushtuar diferencën. Fale nje aksioni te nisur nga Berisha, Tompson ktheu përsëri Meblurnin ne loje. Ndërsa ne minutën e pare te shtesës, futbollisti shqiptar realizoi me koke golin e barazimit.

Për Besart Berishën ky ishte goli i 10-te për kete sezon, ndërsa Melburn Victory u ngjit ne vend te trete ne kuotën e 21 pikëve, po aq sa Melburn City dhe Sidney. Vetëm tre dite me pare Berisha deklaroi per mediat australiane se do te donte te ishte pjese e kuqezinjve ne finalet e Francës, por qe u hodh poshtë nga De Biasi me arsyetimin se lojtari kishte refuzuar ftesën per te luajtur ne takimet kualifikuese per shkak te largësisë.

loading...

Artikuj te ngjashem

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
Close