Ja si të hapni iPhonen pa fjalëkalim

Teknologji

mini-iphoneVideo që ju tregojnë si të zhbllokoni një telefon pa fjalëkalim, në fakt janë mashtrime, por megjithatë mbeten më të klikuarat.

Një video e tillë tregon se si të hapësh një telefon pa përdorur fjalëkalim apo skanim të gishtit.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Sipas kësaj video, truku u tregon njerëzve që të shkojnë tek Siri dhe të pyesin për kohën. Duke klikuar këtë, përdoruesi do të ketë akses në aplikacionin e orës, dhe prej atje telefoni bëhet i disponueshëm.

Por në fakt, kjo ndodh pasi personi e ka çkyçur më herët telefonin me gjurmët e gisthave, dhe gjithësesi telefoni do ti jepte akses.

Mashtrimi pasqyron mundësitë e ligjshme nga siguria e iPhone, që përdoreshin për të pasur akses në pajisje në të shkuarën.

ME TE LEXUARAT