Ekonomia

Tërhiqet kompania që kërkoi koncesionin e targave me cip elektronik

ministria-transporteKompania private qe do të merrte me koncesion “targat me çip”, është tërhequr. Ende nuk dihen arsyet e tërheqjes së kompanisë por lajmi eshte konfirmuar zyrtarisht.

Sipas te dhenave te fundit kompania i kishte kërkuar Ministrisë së Transporteve të drejtën e një koncesioni 35-vjeçar për pajisjen me çip elektronik të çdo makine që qarkullon në rrugët e Shqipërisë.

“Porta Saber Albania” dorëzoi në shtator të vitit të kaluar në ministrinë e Transporteve studimin e fizibilitetit të koncesionit.

Studimi i fizibilitetit parashikon që çdo pronar automjeti duhet t’i paguajë koncesionarit 48 euro (me TVSH) për instalimin e çipit elektronik.

Pas tre viteve të para ky çmim indeksohet sipas normës së inflacionit. Kompania Porta “Saber Albania” premtoi të investonte 6.259.853 euro në pesë vitet e para të koncesionit dhe parashikonte të merrte mbrapsht 95.9 milionë euro të ardhura në 35 vitet e operimit të tij.

loading...

Artikuj te ngjashem

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
Close