Ekonomia

Skemë mashtrimi me trajnimin e mësuesve, bllokohen 51 agjenci

nikollaMinistria e Arsimit njofton se ka pezulluar 51 agjenci private të cilat merreshin me trajnimin e mësuesve, por që cilësia e tyre linte për të dëshiruar.

Në shume raste mësuesit, kundrejt një pagese dhënë këtyre agjencive, janë pajisur me çertifikatën që i bën ata përfitues të krediteve pa frekuentuar programin e trainimit.

“Ministria e Arsimit ka bërë dhe një ndërhyrje paraprake, duke pezulluar veprimtarinë e 51 agjencive që realizonin trainimin e mësuesve. Jo të gjitha ato vepronin konform standardeve për të cilat ishin akredituar, por vepronin si agjenci shit-blerje kreditesh”, deklaroi ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla.

Niveli i ulët e përgatitjes së mësueve u reflektua dhe në rezultatin e testimit të afro 17 mijë e 600 mësuesve të sistemit parauniversitar, ku 10.7% u vlerësuan dobët, 63.9% në nivel mesatr dhe 24.7% rezultuan të kishin përgatitje të mirë profesionale.

Ministrja Nikolla theksoi se, tanimë do të ketë një skemë të re të kualifikimit të mesuesve, e cila do të ndërtohet në bazë të këshillave dhe sugjerimeve të ekspertëve ndërkombëtare që janë duke zhvilluar një konferencë shkencore me ekspertë shqiptarë të arsimit në Tiranë.

loading...

Artikuj te ngjashem

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
Close