Vdekja misterioze në Tropojë, çifti gjendet pa jetë në pyll

Aktualitet

bunkeri-tropoje-620x445Dy persona janë gjetur të pajetë këtë të diel në vendin e quajtur “Roga e Kermes”, fshati Mejdan, në Tropojë.

Sipas njoftimit zyrtar të Policisë, rreth 100 m larg rruges nacionale, në një vend të pyllëzuar, të përgatitur për pushim, janë gjetur dy kufoma të skeletuara, të veshura me rroba sportive.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Trupat i përkasin një femre dhe një mashkulli. Nga veprimet hetimore të deritanishme, rezulton se skeletet dhe rrobat janë të pa dëmtuara me armë zjarri apo mjete të tjera.

Hetimet në lidhje me ngjarjen vazhdojnë por deri tani nuk është bërë e mundur identifikimi i tyre.

Porovat materiale të sekuestruara në vendngjarje, janë dërguar për ekzaminime të metejshme, duke shpresuar se do të ndihmojnë në identifikimin e kufomave dhe në zbulimin e shkakut të vdekjes.

ME TE LEXUARAT