Përdhunimet në Gjermani, bien akuzat ndaj azilantit

Bota

azilantiiiNjë gjykatës në Këln të Gjermanisë ka hedhur poshtë akuzat për sulm seksual kundër një algjeriani.

Një zëdhënës i gjykatës ka thënë se "nuk është dëshmuar" se 26-vjeçari ka marrë pjesë në sulm seksual.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Gjyqi të premten ka qenë i pari për sulmet seksuale në Këln të Gjermanisë, të cilat dyshohet se kanë ndodhur gjatë festimeve të Vitit të Ri.

Mbi 1,000 gra kanë thënë se janë sulmuar seksualisht ose janë plaçkitur.

Për këto sulme, në masë të madhe janë fajësuar migrantët.

Vitin e kaluar, në Gjermani kanë kërkuar azil mbi 1.1 milion veta.

ME TE LEXUARAT