Letra prekëse e Mërgim Mavrajt, pse Shqipëria duhet të qëndrojë në Euro 2016!

Aktualitet

mavrajjjKa shumë arësye pse Shqipëria duhet të qëndrojë në Euro 2016, por disa prej tyre më mirë se cdokush, me emocionet e përjetuara në fushë dhe në beteja, i ka thënë më së miri Mërgim Mavraj.

Mbrojtësi i kombëtares në një letër të publikuar në faqen e tij zyrtare, të cilën ia dedikon tifozëve, është shprehur:

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Fituam shum!!

Dham shpirtin në tre ndeshje të paharrushme për të gjithë. Bëmë më të mirën tonë dhe jemi të bindur për këtë. Nuk jemi kualifikuar ende? Nuk ka asnjë problem, ju fituam ju. I treguam botës që jemi vend i vogël, por me shpirt e zemër të madhe. I treguam botës që jemi autoktonë. I treguam botës që kemi kulturë. I treguam botës që jemi Krenar që jemi Shqiptar! Ja përse duhet të qëndrojmë në Francë.

Askush të mos e ndjejë veten të humbur sido të përfundojë. Shqipëria fitoi shumë, neve ju fituam dhe shijuam ju, dhe ju emocionet e jashtëzakoshme! Shumë prej jush kanë derdhur lot dhimbje dhe gëzimi dhe për këtë jemi mirënjohës. Ju falenderojmë dhe ju jemi borxhlinj, por të jeni të sigurtë që rrugëtimi ?⚫ nëpër kompeticionet Europiane sapo ka nisur...

Krenar për djemtë, krenar për ju, krenar për kombin!!!

ME TE LEXUARAT