Pronari i piceri Era i përgjigjet policisë: Mirë unë jam Suloja, po im bir kush është?

Kliko per me shume info

bamllariMire une jam Suloja, po im bir kush eshte?
Keshtu e nis reagimin e tij Altin Bamllari, pronar i piceri Era dhe biznesmeni njohur ne Tirane, ndaj policise se shtetit te cilen e akuzoi dje per dhune ndaj vete atij dhe djalit.
Biznesmeni Bamllari reagimin e tij e ka publikuar pas deklarates se policise se sipermarresi dhe djali i tij nuk kane dhunuar por jane rrezuar teksa ndiqeshin nga policia pasi tentuan te ikin nga vendi i ngjarjes.

Ja reagimi i plote i Altin Bamllarit:

Kliko per me shume info

Lexova neper portale lajmesh qe Ministria e Brendshme kishte dale me nje deklarate shtypi per rastin tim dhe te tim biri. Deklarata thoshte qe ne u rrezuam ne vrapim e siper per t’iu shmangur policise dhe u lenduam nga gjuri.
Nuk doja fare te merresha me kete histori, por pashe qe disa kane dyshime dhe doja vetem t’iu kujtoja Sulon, personazhin e filmit “Lulekuqe mbi mure”. Ashtu thane dhe per te: “Krisma nuk ka patur. Suloja ra nga avllia dhe vdiq”. Po mire, ja une jam Suloja, po im bir kush eshte? Sepse shenja kemi te dy? Apo meqe jemi bab e bir ne rrezohemi njekohesisht nga avllia se keshtu do Ministria.
policia-bamllariDhe tjetra, ne u larguam sepse s’kishim bere asnje gje. Makinen qe deshen e lame aty. I kerkuam mirekuptim policise ne menyre qytetare dhe per te, por nuk e gjetem. Cfare duhet te benim me shume? Te pranonim c’i hipte ne koke qerosit? Une i argumentoja qe ne gjendjen psikologjike te tim biri nuk eshte e drejte qe ai te drejtoje makinen drejt pikes se bllokimit, ai thoshte: Jo vetem qe do ta sjelle ai, por do ta shoqeroj edhe ne komisariat. E pse? Po sikur im bir te bente nje aksident nen presion apo te pesonte dicka tjeter nga injoranca dhe egoja e qerosit, kush mbante pergjegjesi? Pse keshtu funksionon policia? Dua une dhe pike? Po ligji ku eshte? Apo te argumentosh, te arsyetosh, do te thote te kundershtosh?
Per me teper u them njerezve qe shumica e policeve aty, pervec nja dy servileve, mblidhnin buzet me masat ekstreme te shefit te tyre.
Ju siguroj, gjithashtu, qe nuk kam bere asnje gje jashte etikes qytetare. Nese mund te quhet gabim se i thashe qe sjellja jote i ngjan sjelljes se nje fashisti, per kete le te me denojne sa te duan.
Nese eshte gabim qe kam mbrojtur djalin tim te pafjale per te mos provuar pa asnje shkak birrucen e komisariatit, le te me denojne edhe per kete.
Kush mendon se jashte shtetit policia te merr “gjak ne vetull” e ka gabim. Jashte shtetit policia ka arsye, fatkeqesisht ketu te ne njeh vetem dajakun.

loading...

3 COMMENTS

  1. po mir qe e provove dhe ti nje her se ne kemi len lesht ne prokurori duke paguar lek . kursi ti komentoje kur shikoje lajmet qe u arrestuan per kundeshtim , dhe besoj se rilindjen do kesh votuar rilindjen

  2. Thuaj duhet te bejn te njejten gje me te gjith edhe me gangsterrat dhe femijet e tyre edhe me kanabistat dhe femijet e tyre edhe me tutoret dhe femijet e tyre edhe me femijet e gjykatsve, prokurorve, politikaneve apo cdokush me pushtet. I kam par si ju lepihen atyre me makina te shtrenjta dhe cfar u bejn familjareve dhe hallexhinjve, pushta, maskarenj, nuk mjafton kapem kete dhe vi ne lajme duhet rezultate ku keta femij te perkedhelur te ken me te vertet frik shtetin dhe mos te hapen bythesh sikur jan pronaret tan dhe te jeteve tona

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here