Çfarë ndodhi tek "E Diela Shqiptare" që la pa fjalë Ardit Gjebrean...?!

Soft

gjebrea-e-dielaNdërprerja e energjisë elektrike nuk është diçka që bën çudi në vendin tonë, por kur kjo gjë ndodh live në televizion sigurisht që nuk kalon pa u vënë re.

Një gjë e tillë ka ndodhur dhe ditën e djeshme në televizionin Klan. Gjatë transmetimit live të emisionit “E Diela shqiptare” nën drejtimin e moderatorit Ardit Gjebrea, është ndërprerë energjia elektrike duke lënë në errësirë për pak minuta studion.

Mirëpo, kjo gjë ndonëse e ka kapur z.Gjebrea në befasi, gjithsesi nuk është kthyer në një shqetësim për të, përkundrazi.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ai ka ditur ta kalojë shumë mirë duke bërë batuta, madje duke postuar dhe një fotograf në proflin e tij në Instagram, nën të cilën shkruan: “Ja, sa te vëmë në punë gjeneratorin dhe fillojmë përsëri programin tonë. Kur je live, edhe pse nuk duam, dalin disa probleme sistemi elektrik. Durim!”

Ky moment është vënë re nga të gjithë ndjekësit e moderatorit të njohur, të cilët e përgëzojnë për reagimin dhe me shaka i shkruajnë se “e kanë marrë më sysh”.

ME TE LEXUARAT