Operacioni për vjedhjen e energjisë, Tahiri: Kemi ende shumë punë për të bërë

Aktualitet

tahiri konf shtypiPavarësisht rezultateve pozitive të arritura nga Policia e Shtetit në operacionin kundër vjedhjes së energjisë elektrike, Ministri i Punëve të Brendshme, Saimir Tahir thekson se Policia e Shtetit ka ende shumë punë për të bërë për të larguar ktëë fenomen përrfundimisht nga vendi jonë.

I pranishëm në konferencën “Rimëkëmbja energjetike – Rezultatet e vitit 2014” organizuar nga OSSHE, Tahiri tha se uniformat blu përgjatë këtyre muajve janë angazhuar totalisht në operacionin kundër vjedhjes së energjisë elektrike, duke mbërritur në rezultate të cilat pasqyrojnë një pjesë të asaj ç’ka është e vërteta e vjedhjes së energjisë elektrike në vendin tonë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Në disa muaj janë arrestuar dhe proceduar mbi 1 mijë persona për vjedhjen e energjisë elektrike dhe shumica e tyre, pra mbi 500 persona janë pronar biznesesh, çka tregon se nuk janë të varfrit që vjedhin, por janë bizneset, që kërkojnë të rëndojnë biznesin e tyre tek shpatullat e të ndershmëve”, tha Tahiri.

Ministri i Punëve të Brendshme bëri të ditur se sistemi i vjedhjes së energjisë ishte kthyer në një sistem të mirë-organizuar ku të gjithë vidhnin e askush nuk mbante përgjegjësi, dhe besimi tek institucionet kishte rënë, por sot ne, nënvizoi Tahiri, po tregojmë se kemi vullnet të plotë për vijuar këtë aksion deri kur të prehet dhe lidhja e fundit e paligjshme e energjisë në çdo cep të Shqipërisë.

Ministri Tahiri shigjetoi edhe opozitën kur tha se “Policia e Shtetit do të jetë gjithnjë e gatshme për t’i dhënë zë të drejtës e për t’u përballur me paligjshmërinë, prandaj ftoj të gjithë ata që qajnë hallin e policisë se me çfarë do të përballet më parë, unë i them se Policia e Shtetit do të jetë gjithnjë aty ku qelizat e paligjshmërisë godasin të ligjshmen për të vendosur në vend drejtësinë, pasi energjia ashtu si të gjitha mallrat e tjerë është mallë që blihet e për të cilin duhet paguar”, përfundoi Tahiri.

ME TE LEXUARAT