Soft

“Ku ishe?”. Pyetja që e bëri gruan për spital

grua-per-spitalDrama e dhunës ndaj grave duket se nuk ka për të përfunduar ndonjëherë edhe në Mbretërinë e Bashkuar. Ashley Gebbie, një nënë e re në qytetin e Wishaw, u rrah brutalisht nga i dashuri i saj Alan Crozier në sy të vajzës së lindur disa javë më parë.

Gruaja e cila ka jetuar me turpin prej disa ditësh, më në fund vendosi që të bëjë të ditur rastin e saj duke postuar në rrjetet sociale fotografi të lëndimeve të shkaktuara nga grushtat e partnerit të saj.

“Çfarë njeriu mund të jetë ai, tri javë pas një lindje me operacion cezariane, ai arrin të vërë dorë dhe ta kthejë në një gjendje të tillë një grua”, ka shkruar Ashley.

Crozier u denoncua dhe u arrestua, ndërsa mësohet se në gjykatë ai ka pranuar se fillimisht e ka kapur atë nga flokët, më pas e ka shtyrë në tokë duke e goditur me grushta dhe shkelma në kokë, pastaj e ka kapur nga fyti ku pothuajse i ka zënë frymën.

Me sa duket dhuna është shkaktuar nga një pyetje e parëndësishme që gratë i bëjnë shpesh burrave. Nëna e re e shqetësuar pse partneri i saj nuk po kthehej në shtëpi guxoi ta pyeste se ku ishte. Ndërkohë që Crozier ka parë në këtë pyetje të parëndësishme një provokim duke u lëshuar i tubuar ndaj gruas.

Ishte po Ashley, e cila edhe me atë pak forcë që i kishte mbetur lajmëroi policinë dhe njoftoi ambulancën.

Mjekët e transportuan në spitalin e përgjithshëm Wishaw ku në kafkë, qafë dhe sytë e saj janë gjetur shenja të forta dhune. Crozier u arrestua disa ditë më vonë në shtëpinë e një të afërmi në Glasgow ku ai ishte strehuar pas dhunës që ushtroi ndaj gruas së tij.

loading...

Artikuj te ngjashem

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
Close