Samiti i NATO-s, Rama: Shqipëria do të dyfishojë prezencën në Afganistan

Politikë

samitiShqipëria do të dyfishojë prezencën e saj në Afaganistan. Lajmin e ka bërë të ditur kryeministri Edi Rama në ditën e dytë të Samitit të NATO-s në Varshave.

Zyra e shtypit të kryeministrisë, njoftoi se Rama mori pjesë në sesionin e punës së kryetarëve të shteteve dhe qeverive lidhur me Misionin Mbështetës në Afganistan.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Kryeministri Rama në fjalën e tij theksoi vazhdimin e angazhimit të Shqipërisë përkrah Aleancës për vendosjen e stabilitetit dhe sigurisë dhe për zhvillimin e qëndrueshëm të institucioneve në Afganistan.

“Shqipëria,-tha Kryeministri, – është e angazhuar prej vitesh me trupa në kuadër të NATO-s në Afganistan dhe së bashku jemi duke investuar që Afganistani të jetë një vend i sigurt për qytetarët e tij dhe jo vetëm”

Kryeministri Rama nënvizoi se në përmbushje të angazhimeve të saj në kuadër të misionit të NATO-s në Afganistan, Shqipëria ka vendosur të dyfishojë prezencën e saj.

ME TE LEXUARAT