Nisi si lidhje jashtemartesore, njihuni me çiftin që hoqën dore nga kryerja e marredhenieve seksuale

Soft
Nisi si lidhje jashtemartesore, njihuni me çiftin që hoqën dore

Jeta e tyre seksuale ishte e bukur derisa çifti vendosi të mos kryente më marrëdhënie seksuale.

Rrëfimi i plotë:

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Marrëdhënia jonë filloi si një lidhje jashtëmartesore. Por nuk ishte tradhtia e parë për asnjërin prej nesh dhe nuk do ishte as e fundit.

Ajo që filloi si një nxitje nga epshi, u zhvillua dhe u thellua ndërsa kuptuam se kishim gjetur tek njëri-tjetri dashurinë.

Pas tre vitesh ishim burrë e grua, ne mund të kënaqeshim me njëri-tjetrin gjatë gjithë kohës, ditë ose natë.

Kryerja e marrëdhënieve seksuale nxitej nga dashuria dhe epshi i pamasë i dyanshëm, si edhe ishte i shpeshtë e spontan.

Dhe kështu vazhdoi ndërsa vitet kalonin. Ndërsa u afruam tek mosha 80-vjeç, na ikur dëshira dhe spontaniteti për të bërë seks.

Pavarësisht pirjes së pilulave kjo solli siklet fizik për shkak të konsumit të pashmangshëm, gjë që e bëri seksin të vështirë dhe që nuk na sillte më kënaqësi e relaks.

Dëshira për t’i dhënë njëri-tjetrit përvojën e fundit të këndshme, u zëvendësua nga dëshira për të mos shkaktuar dhimbje.

Ishte si një mini-varrosje kur më në fund ramë dakord të dy se kishte ardhur koha për të ndaluar krejt.

Tani na mbetet vetëm të kujtojmë sesa emocionuese, e bukur dhe kuptimplotë ishte ana seksuale e martesës sonë, për kaq shumë vjet.

ME TE LEXUARAT