Lajmi Fundit
Lajmi i Fundit, Lajme Shqip, Gazeta, Informacione nga Shqiperia

Grabitja e bankës në Vlorë, rrëfehet emigrantja: Grabitësit qëlluan me armë

makina-grabitjes-vlore-bktTerror dhe panik kanë përjetuar kalimtarët, punonjësit dhe klientët e bankës që u grabit sot në qytetin e Vlorës.

Tre grabitës me maska pasi rrahën rojen e objektit i kanë hedhur armën tutje dhe duke qëlluar hynë në bankë.

Një emigrante bashkë me dy fëmijët e saj që ishte në bankë për të hapur një llogari ka shpëtuar për mrekulli nga vrasja.

Grabitësit i kanë qëlluar pranë këmbëve me armë, si dhe i kanë marrë shumën prej 10 milionë lekësh të vjetra.

Makina tip “benz” ngjyrë e kuqe me të cilën u realizua grabitja ishte vjedhur një ditë më parë. Ajo i përket një emigranti të kthyer në Vlorë për pushime.

Leave A Reply

Your email address will not be published.