Napoli ndal Juventusin, ‘zverdhet’ Hysaj

Sport
Napoli ndal Juventusin, ‘zverdhet’ Hysaj

Futbollistët e Juventusit kanë pësuar humbjen e dytë në këtë edicion garash në Seria A. Në Napoli ata humbën me rezultat 1:2, në kuadër të javës 21, por vazhdojnë të jenë lider i tabelës.

Inter në pozitën e dytë ka tri pikë më pak se Juventus që edhe sivjet kërkon titullin e kampionit.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Skuadra e Napolit duket se është ringjallur pas një serie të rezultateve të dobëta dhe me golin e Piotr Zielinski në minutën 63 erdhi deri te tri pikë të reja.

Dhjetë minuta më herët Juventusit iu anulua një gol për shkak të pozitës jashtë loje të Higuain.

Lorenze Insgine katër minuta para përfundimit të ndeshjes shënoi për 2:0, ndërsa Cristiano Ronaldo ngushtoi epërsinë në minutën 90.

Pas kësaj fitoreje, të përzgjedhurit e Gennaro Gattuso renditen në pozitën e dhjetë në tabelë me gjithsej 27 pikë.

Në këtë ndeshje luajti edhe Elseid Hysaj, i cili u ndëshkua me karton të verdhë në minutën 76, pasi ndërhyri në mënyrë të palejuar kundër Bentancur.

ME TE LEXUARAT