Ky eshte momenti kur helikopteri i Kobe Bryant bie ne toke dhe shperthen ne flake

Sport
Ky eshte momenti kur helikopteri i Kobe Bryant bie ne toke dhe shperthen ne

Legjenda e basketbollit, Kobe Bryant humbi jetën mëngjesin e sotëm në mënyrë tragjike pas përplasjes së helikopterit me të cilin ai ishte duke udhëtuar.

Incidenti i rëndë ndodhi në Kalabasas të Los Anxhelos. Kobe po udhëtonte së bashku me vajzën…”

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Nuk bëhet e ditur, nëse helikopteri ka pasur ndonjë defekt, apo kushte të papërshtatshme moti.

Së fundmi, në media po qarkullon edhe video ku shihet momenti i rrëzimit të helikopterit, i cili rrotullohet disa herë dhe më pas bie në tokë ku përfshihet menjëherë nga flakët https://www.facebook.com/TheInterestingThings1/videos/1038062539904152/

Kobe Bryant dhe vajza e tij 13-vjeçare ishin duke shkuar në Akademinë Sportive Mamba të lojtarit legjendar të NBA kur helikopteri i tyre u rrëzua, raportojnë mediat amerikane.

Ylli në pension i Los Angeles Lakers i cili i dha vetes pseudonimin “Mamba e Zezë” – bashkë-themeloi strukturën e trajnimit për sportistët profesionistë dhe amatorë në Thousand Oaks në vitin 2018.

Bryant, 41-vjeç, dhe vajza e tij adoleshente Gianna Bryant ishin në rrugën e tyre për një lojë basketbolli atje, kur helikopteri i tyre u rrëzua rreth orës 10 sipas kohës lokale, në kodrat mbi Calabasas, raporton ESPN.

Edhe tre persona të tjerë në bord të helikopterit humbën jetën gjithashtu.

ME TE LEXUARAT