Lajmi Fundit
Lajmi Fundit, Lajme Shqip, Gazeta, Informacione nga Shqiperia

E pabesueshme! Ja lojtari më i mirë i “Euro 2016”

sancesNuk ka shumë dilema, dhe ndodh ashtu siç ishte paralajmëruar nga të gjithë specialistët. Mesfushori portugez Renato Sanches është zgjedhur si lojtari i ri më i mirë i evropianit EURO 2016.

Në garë ishin të gjithë lojtarët që kanë lindur pas janarit 1994. Vendimi për çmimin është marrë nga vëzhguesit teknikë të UEFA-s të udhëhequr nga Ioan Lupescu dhe ku bëjnë pjesë Sir Alex Ferguson dhe Alain Giresse.

Renato Sanches kurorëzon me çmim një turne sensacional, ku në 3 ndeshjet e para e nisi nga stoli, për të fituar vendin si titullar në ndeshjen me Poloninë.

Kujtojmë që në garë për këtë çmim ishte edhe mbrojtësi jonë, Elseid Hysaj.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Leave A Reply

Your email address will not be published.