Deklarata e Dimitri Payet për ndërhyrjen horror ndaj Ronaldos

Kliko per me shume info

payetMesfushori Dimitri Payet këmbëngul se ndërhyrja e tij fatale ndaj Cristiano Ronaldos në finalen e së dielës në “Euro 2016” nuk ishte me qëllim.

Portugalia mposhti 1-0 Francën në shtëpi në kohën shtesë falë një goli fantastik në minutën e 109-të nga sulmuesi zëvendësues Eder, por sulmuesi i saj kryesor u dëmtua pasi pësoi një faull nga francezi i West Hamit.

Kliko per me shume info

“Nuk ishte me qëllim nga unë, ishte vetëm një duel, kaq”, – u tha Payet gazetarëve pas ndeshjes, shkruan “Goal.com”. “Unë rimora topin në zotërim dhe nëse e dëmtova nuk ishte qëllimi im. Nuk është në natyrën time të jem djalë i keq në fushë. Nuk ka dyshime për këtë”, – shtoi ai.

Më pas, i pyetur për humbjen ndaj luzitanëve, Payet argumentoi shkurt pse Franca nuk e gjeti dot rrugën e rrjetës. “Ne nuk shënuam për shumë arsye. Ia arritëm të bënim dy gola ndaj Gjermanisë gjatë kohës që ata mbanin topin.

Kësaj here është e njëjta gjë, por kjo vlen për skuadrën tjetër. Ky është futbolli, kështu funksionon. Gjithsesi, falenderoj të gjithë tifozët, të cilët mua personalisht gjatë gjithë turneut më kanë ndihmuar shumë.”

loading...

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here