Pep Guardiola fton për darkë Jose Mourinhon

Sport

guardiola-mourinhoAsistenti i parë i Pep Guardiolas tek Manchester City, Domenec Torrent, ka njoftuar se shefi tij tashmë do ti bëjë një ftesë publike homologut të tij tek Manchester United, Jose Mourinho.

“Megjithë rivalitetin e madh të krijuar gjatë kohës sa ishin përballë njëri tjetrit në Spanjë, meqenëse udhëhiqnin dy skuadrat e mëdha, Real Madrid dhe Barcelona, tashmë Guardiola dhe Mourinho mund të ulen në një tryezë së bashku për të ngrënë darkë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Manchesteri është një qyteti i madh, por sigurisht se ata mund të takohen në ndonjë restaurant për darkë, një ditë mund të pagujë Mourinho e në ditën tjetër Pep. Unë nuk e besoj se kjo gjë do ta bezdiste Pepe”, ka deklaruar Torrent, transmeton goalshqip.

Asistenti i parë i Guardiolas gjithashtu ka theksuar se tekniku spanjoll do të mundohet të ndryshojë lojën e Manchester Cityt në mënyrë që ata të dalin kampion në çdo garë ku ata konkurrojnë, gjë të cilin e bëri edhe te Bayerni, duke ndryshuar mentalitetin e tyre.

ME TE LEXUARAT