Euro 2016

Pritja e kampionëve të Euro 2016, Portugalia kopjon Shqipërinë

champeonesMe nje autobus te hapur ne pjesen e siperme si ai qe priti ne Rinas kombetaren shqiptare te futbollit Portugalia ka pritur kampionet e Europianit 2016 pas kthimit nga Franca.

Me mijëra portugezë pritën të hënën përfaqësuesen, që u shpall kampione e Europës në finalen me Francën, e zhvilluar në Paris.

Avioni zbriti në Aeroportin e Lisbonës mes duatrokitjeve dhe më pas futbollistët parakaluan me një autobus të hapur, duke shfaqur trofeun kontinental, i pari për këtë përfaqësuese.

Portugezët kishin mbushur rrugët e Lisbonës për të përshëndetur heronjtë e tyre. Një vend i tërë në delir, për suksesin që askush nuk e priste në fillim të turneut.

Për suksesin e arritur në Europian, lojtarët dhe stafi teknik, u nderuan me “Urdhërin e Meritës” nga Presidenti i Portugalisë.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close