Euro 2016

Portugezët priten si heronj në Lisbonë e Kupën e Euro 2016

portugezettEkipi kombëtar i Portugalisë në futboll është kthyer në Lisbonë ku janë pritur si heronj pas fitores kundër Francës në finalen e kampionatit europian të futbollit.

Kampioni i EURO 2016 ka shënuar fitore mbrëmë në “Stade de France” me golin e Antonio Eder në minutën e 119-të.

Portugalia pësoi goditje qysh në 20 minutat e parë kur kapiteni i ekipit, Cristiano Ronaldo u detyrua të largohet nga fusha si pasojë e lëndimit.

Mirëpo lotët e hidhërimit në fillim të ndeshjes të Ronaldos u kthyen në lot gëzimi krejt në fund kur Portugalia për herë të parë u shpallë kampione e Europës në futboll.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close