Lajmi Fundit
Lajmi i Fundit, Lajme Shqip, Gazeta, Informacione nga Shqiperia

SHBA-BE ndërrojnë sërish “fytyrë”?! Ja propozimi i fundit për “Drejtësinë”

drejtesia15Zbardhet propozimi që Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë bërë mazhorancës dhe opozitës për reformën në drejtësi.

Mësohet se formula për të cilën foli nje dite me parë Ndihmës Sekretarja Amerikane e Shtetit, Viktoria Nuland, përfshin edhe qëndrimin e mazhorances edhe të opozitës për Vetingun.

Ky propozim thekson se seleksionimi i kandidaturave për anëtaret e institucioneve qe do bëjnë Vetingun, do të bëhet nga operacioni ndërkombëtar i monitorimit, duke lënë kështu ne fuqi parashikimet e bëra aktualisht ne draftin kushtetues.

Por formula e amerikanëve ka përfshirë edhe një pjesë të propozimit të opozitës, duke përcaktuar se 12 anëtarët e komisionit të posaçëm të kualifikimit, do të zgjidhen nga një komision me përbërje te barabarte opozite-mazhorancë.

Kështu në fund, 12 komisionerët që bëjnë Vetingun, do të filtrohen nga ndërkombëtaret dhe mazhoranca e opozita, do të zgjedhin secila nga 6 komisionere. Por negociatat ende vazhdojnë dhe në të dy kampet gjatë së hënës ka pasur lëvizje ne lidhje me reformën në drejtësi.

Në oren 13.00, socialistet e diskutojnë kete çështje ne mbledhjen e grupit, ndërkohe qe ne 13.30, Basha do të takojë juristët demokrate, për të analizuar propozimin./VizionPlus

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Leave A Reply

Your email address will not be published.