Lajmi Fundit
Lajmi i Fundit, Lajme Shqip, Gazeta, Informacione nga Shqiperia

Ikën Cameron, Theresa May merr postin e kryeministres të mërkurën

theresaKryeministri në ikje i Britanisë së Madhe, David Cameron deklaroi sot se Theresa May do ta marrë postin që ai mban, të mërkurën e ardhshme.

Në një deklaratë për mediat, ai u shpreh tepër i kënaqur që do të jetë pikërisht May ajo që do ta zëvendësojë.

Cameron pritet që të mbajë mbledhjen e fundit me kabinetin e tij qeveritar ditën e nesërme, ndërsa të mërkurën ai do të shkojë në Buckingham Palace, për t’i paraqitur dorëheqjen Mbretëreshës Elizabeth.

Theresa May siguroi postin e Kryeministres së Britanisë, pasi paraditen e sotme, Andrea Leadsom u tërhoq nga gara për kreun e Partisë Konservatore

Leave A Reply

Your email address will not be published.