Euro 2016

Befasojnë irlandezët: Shqipëria ndër 5 fituesit e Kampionatit Europian

shqiperia-rumaniNë Europianin e zhvilluar në Francë nuk ka dalë vetëm fitues Portugalia, por edhe disa kombëtare të tjera. Gazeta irlandeze “The Irish Time”, e cilëson Shqipërinë si një ndër 5 vendet që meritojnë që të cilësohen si fitues nga ky kompeticion.

“Shqipëria është një tjetër fituese e këtij kompeticioni, që ia arriti qëllimit, duke marrë një fitore shumë të veçantë në këtë kompeticion të madh.

Rruga deri këtu ishte e gjatë dhe me peripeci, nëse kemi parasysh çështjen në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv, që i dha fitoren për ndeshjen me Serbinë, e ndërprerë për shkak të dhunës. Apeli i Shqipërisë rezultoi i suksesshëm.

Pas humbjeve të pamerituara me Zvicrën dhe Francën në grup, ku Shqipëria luajti mirë, gjithë përpjekjet u finalizuan nga ai gol i Armando Sadikut, i cili mposhti Rumaninë dhe ndezi skenat e një gëzimi të shfrenuar.

Kjo tregon se futbolli prodhon disa momente të paharrueshme. Një sukses ishte edhe për trajnerin Giani De Biasi, të cilit iu dha më parë nënshtetësia shqiptare. Një arritje historike në futbollin europian për Shqipërinë, që tani mund të konkurrojë fort, me “armë” më të mëdha”, – shkruan kjo gazetë për Kombëtaren tonë.

Katër skuadrat e tjera të vlerësuara, përveç Shqipërisë, ishin Portugalia, Islanda, Uellsi dhe Irlanda e Veriut.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close