Zbardhen prapaskenat, ja pse Gjermania humbi ndaj francës!

Aktualitet

VIDEO – Ja si u ndërpre ndeshja Francë-Gjermani pas shpërthimitAkuza të rënda vijnë nga Gjermania për përfaqësuesen franceze të futbollit. E përditshmja gjermane “SportBild” pretendon se futbollistët francezë mund të kenë marrë simulantë para ndeshjes gjysmëfinale ndaj Gjermanisë që “gjelat” fituan me rezultatin 2-­0.

“Një reporter i ‘SportBild’ ka gjetur në dhomat e zhveshjeve të Francës pas ndeshjes, një kuti të preparatit Guronsan. Guronsan është një simulant me kafeinë”, shkruan kjo gazetë. Ndonëse ky preparat nuk është në listën e ndaluar të WADA­s, ekspertët gjermanë të antidopingut e cilësojnë këtë një rast të mirëfilltë dopingu.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Sipas WADA, çdo përpjekje për të fituar një avantazh ndaj kundërshtarit përveç forcës së trupit, është doping. Ndaj për mua, Guronsan është doping. Rritja e performancës në sport nga kafeina është e provuar shkencërisht. Ajo rrit gjithashtu edhe shpejtësinë e reagimit”, u shpreh për gazetën gjermane eksperti i dopingut, profesor Fritz Sorgel.

ME TE LEXUARAT