Ja vendimi që dënoi me 40 orë punë autorin e aksidentit me vdekjen e nënës së dy fëmijëve

Aktualitet

vendimi-memollariKy eshte vendimi i gjykates se Tiranes e cila e denoi me 40 ore pune ne sherbim te komunitetit Andrea Memollarin, autorin e aksidentit me vdekje te ndodhur diten e sotme ne Tirane ku humbi jeten nena 45-vjecare e dy femijeve ne afersi te stacionit te Trenit.

Memollari, me arsim 9 klase, ishte akuzuar per kossuprion pasi tentoi tu jepte leke policeve qe e ndaluan ne tejkalim shpejtesie. Ja si shpjegohet ngjarja dhe gjykimi i tij ne vendimin e gjykates i cili eshte siguruar nga Lajmifundit.al:

Nga shqyrtimi gjyqsore i bere rezulton se:

I pandehuri Andrea Memollari eshte banor i qytetit te Tiranes, beqar, me arsim 9 klase,i pa denuar me pare.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ne séance gjyqesore i pandehuri Andrea Memollari dhe av.Adriatik Bakiasi paraqiten kerkese ku kerkuan ne baze te nenit 403 te Kodit te Procedures gjykim te shkurtuar.

Gjykata pasi degjoi mendimin e prokurorit i cili ishte dakort per procedim me gjykim te shkurtuar, dhe se ceshtja mund te zgjidhet ne gjendjen qe jane aktet, vendosi te pranoj kerkesen e te pandehurve dhe te procedoj me gjykim te shkurtuar.

Nga gjykata u cmua per te proceduar me gjykim te shkurtuar pasi gjendja ne te cilen ndodhen aktet eshte e tille qe lejon zhvillimin e nje gjykimi te tille.Po ky lloj gjykimi shkurton procedurat, rrit shpejtesine dhe efikasitetin e gjykimit. Pervec perfitimit prej uljes se 1/3 se denimit per te pandehurin, logjika legjislative (Ratione Legis) ku ka sanksionuar kete lloj gjykimi ka pasur parasysh edhe ekonomin gjyqsore duke bere zgjidhjen sa me efektive.

Nga ana e te pandehurit u pranua te procedohet me gjykim te shkurtuar sepse ceshtja mund te zgjidhet ne gjendjen qe jane aktet e grumbulluara gjate hetimeve paraprake.

Nisur nga fryma qe pershkron kapitullin e gjykimeve te posacme dhe pikerisht dispozitat proceduriale per gjykimin e shkurtuar, gjykata konkludon se pohimi i fajsise nga i pandehuri nuk eshte kusht per te proceduar me gjykim te shkurtuar.Kjo per faktin se te pandehurit kur kerkohet procedim me gjykim te shkurtuar,dhe kur kjo kerkese e tij pranohet nga gjykata, i ulet denimi per shkak te marreveshjes dhe jo per faktin se ka pranuar apo jo fajsine.Qendrimi i te pandehurit ne lidhje me fajesin nuk e pengon gjykaten te pranoje gjykimin e shkurtuar pasi disponimi ne lidhje me fajesin ose jo eshte atribut i gjykates.

Pra duke u pranuar nga ana e gjykates te procedohet me gjykim te shkurtuar nisur nga gjendja ne te cilen ndodhen aktet cmohet se nuk cenohet drejtasia dhe interesat e ligjshme te te pandehurit.

Gjykata pasi studjoi materialet e fashikullit te hetimit me nr.2112 te paraqitura per gjykim bazuar ne nenin 69 te Kodit te Procedures Penale, cmojne se ceshtja eshte ne juridiksjonin e saj dhe gjykimi i kesaj ceshtje penale duhet te realizohet perpara kesaj gjykate.

Po keshtu kjo ceshtje ne baze te neni 68 te Kodit te Procedures Penale eshte ne kopetencen lendore te kesaj gjykate, pasi vepra penale, parashikuar nga neni 244 i Kodit Penal, per te cilat eshte proceduar i pandehuri gjykohet me trup gjykues te perbere nga nje gjyqtare.

Persa i perket kopetences toksore, ajo percaktohet shprehimisht ne menyre ekspricite ne nenin 76 te Kodit te Procedures Penale ku citohet se: Kopetenca toksore percaktohet, me rradhe nga vendi ku eshte kryer ose tentohet te kryhet vepra penale, ose vendi ku ka ndodhur pasoja.Persa me siper, perderisa vepra penale ka ndodhur ne Tirane, kompetente per nga territori eshte kjo gjykate.

Nga shqyrtimi i akteve te ndodhura ne fashikullin e procedimit penale me nr.2112 te viti 2015 ne ngarkim te te pandehurit Andrea Memollari rezulton se:

Ne date 04.03.2015 Prokuroria e Rrethit Gjyqesor Tirane ka regjistruar procedimin penal me nr.2112 per vepren penale ‘Korrupsion aktiv i personve qe ushtrojne funksione publike’ parashikuar nga neni 244 i K.Penal ne ngarkim te te pandehurit Andrea Memollari.

Ne date 03.03.2015 ora 18.22 i pandehuri Andrea Memollari ka qene duke qarkulluar ne rrugen ‘Ferit Xhajko’ me mjetin TR 7049 I.

Pasi eshte konstatuar duke qarkulluar tej shpejtesise se lejuar i eshte bere shenje ndalimi nga punonjesit e policise Oresti Cane dhe Artur Dhimitri.

Ne momentin qe punonjesit e policise po kryenin kontrollin i pandehuri Andrea Memollari i ka ofruar punonjesit te policise shumen prej 500 leke te reja te cilen e kishte future ne lejen e qarkullimit. Ne kete moment i pandehuri Andrea Memollari u ka kerkuar punonjesve te policise qe te ikte dhe u ka thene ’Merre ,pini nje kafe dhe mos me vononi se kam nje takim’.

Ne keto ksuhte nga ana e punonjesve te policise eshte bere kapja e personit nen hetim ne kushtet e flagrances dhe me pas eshte bere arrestimit i tij.

I pyetur ne hetimet paraprake dhe ne gjykate i pandehuri Andrea Memollari e ka pranuar plotesisht akuzen qe i eshte bere dhe tregohet i penduar per vepren qe ka kryer.

Prokuroria kerkoi:

Deklarimin fajtor te te pandehurit Andrea Memollari vepren penale te “Korrupsion aktiv I personave qe ushtrojme funksione publike “te parashikuar nga neni 244 te K.Penal dhe denimin e tij me 9 muaj burgim. -Ne dhenien e denimit gjykata te kete parasysh aplikimin e nenit 406 te K.Pr.Penale. -Te aplikohet neni 59 I K.Penal per pezullimin e ekzekutimit te denimit me burgim per nje afat prej 2 vjetesh. -Shpenzimet procedurale ne hetimet paraprake ne ngarkim te te pandehurit.

Gjykata Vendosi:

Deklarimin fajtor te te pandehurit Andrea Memollari per vepren penale te “Korrupsion aktiv I personave qe ushtrojme funksione publike “dhe ne baze te nenit 244 te K. Penal denimin e tij me 9 muaj burgim. - Ne zbatim te nenit 406 te K.Pr.Penale, uljen e 1/3 se ketij denimi dhe denimin e te pandehurit Andrea Memollari perfundimisht me 6 muaj burgim - Pezullimin e ekzekutimit te denimit me burgim dhe zevendesimin e tij me detyrimin qe i pandehuri Andrea Memollari te permbushe nje pune me interes publik. - Te caktoje Njesia Bashkiake te vendbanimit ku i pandehuri Andrea Memollari do te kryeje punen ne interes publik. - I pandehuri Andrea Memollari do te kryeje , pa shperblim , 40 ore pune. - Detyrohet i denuari Andrea Memollari te mbaje kontakte me Zyren Vendore te Sherbimit te Proves Tirane. - Shpenzimet proceduriale ne hetimet paraprake dhe gjyqsore ti ngarkohen te pandehurit. - Kunder vendimit behet ankim ne Gjykaten e Apelit per 10 dite nje dite pas shpalljes. - U shpall ne Tirane me date 24.06.2015 ora 10.25.

ME TE LEXUARAT