Rrëfimi shokues i shokut të "vrasësit" në Mynih: Gjithmonë na thoshte do ju vras!

Bota

shoku-vrasesit-mynihMediat gjermane shkruajnë se Ali Sonboly, 18-vjeç, i cili ka vrarë 9 persona mbrëmë në Mynih në qendrën tregtare, ka qenë një i “sëmurë psikik” dhe person i vetmuar, pasi sulmohej verbalisht në shkollë. “Daily Mail” shkruan se një ish-shok klase ka thënë se Sonboly kishte kërcënuar të gjithë nxënësit e klasës se do t’i vriste.

“E njoh atë djalë të çmendur. Emri i tij është Sonboly. Ai ka qenë në klasën time, më herët. Ne gjithmonë kemi qeshur me të, kurse ai shtonte se do të na vriste”, ka thënë ish-shoku i klasës së 18-vjeçarit me origjinë nga Irani.

"Ka qenë një nxënës i vetmuar dhe të gjithë e sulmonim"-tha shoku i tij./LajmiFundit.al/

ME TE LEXUARAT