Largimi radhës, shokohet kombëtarja

Sport

BerishaDuket se largimet nga kombëtarja shqipëtare drejt asaj kosovares nuk po kanë të ndalur. Këtë herë bëhët fjalë për sulmuesin Kosovar Besart Berisha, i cili luan në Australi me Melburn Viktori. Theksohet se prej disa vitesh sulmuesi nuk grumbullohet me skuadrën kuqezi, dhe për këtë arsye ka bërë kërkesë në FIFA që t’i lejohet kalimi te Kosova.

Lajmi bëhet i ditur nga mediat kosovare, pasi pas një prononcimi, lojtari ka konfirmuar dëshirën e tij për të qenë pjesë e Kosovës, por në të njëjtën kohë ka bërë me dije se do ta ketë të pamundur të bashkohet me përfaqësuesen në ndeshjet e saj të para.

“Është e vërtetë që dëshira ime është të jem pjesë e përfaqësueses së Kosovës. Kam biseduar me trajnerin Albert Bunjaki rreth kësaj çështjeje. Për momentin jemi në pritje se çfarë do të vendosë FIFA. Aktualisht në Australi është faza përgatitore deri në fund të muajit tetor dhe nuk kam mundësi të paraqitem në këto ndeshjet e para”, shprehet Berisha.

ME TE LEXUARAT