Altuna Sejdiu e tronditur nga vdekja e Ergi Dinit: U prehsh në paqe rebeli im kampion!

Showbiz
ergi-dini-tuna-sejdiuNjë aksident i rëndë ndodhi mbrëmjen e së hënës, ku humbën jetën dy të rinj, 22 vjeçari Ergi Dini dhe shoku i tij Kejdi Halili, 21 vjeç. Ngjarja tragjike ndodhi në zonën e ish Bllokut në Tiranë, ku dy të rinjtë kanë humbur kontrollin e mjetit dhe më pas janë rrëzuar raporton LajmiFundit.al. Ata janë dërguar menëherë në spital, por si pasojë e plagëve të rënda kanë ndërruar jetë. Këngëtarja Tuna Sejdiu, e cila ka qenë edhe në jurinë e "X Factor" në sezonin që i ndjeri Ergi Dini triumfoi, ka nxjerrë një dedikim në rrjetet sociale. "T'njoha ne sfiden tende me t'madhe dhe gezohem qe isha pjese e saj! Te njoha ne rrezet e para te tua te agimit qe duhej te ishin dhe te perendimit, por nje dite, jo kaq heret! Me ty derdha lotet e gezimit, por keto lot tani nuk jane te drejta! U prehsh ne paqe rebeli im kampion sepse e di qe engjujt aty lart do kujdesen per ty!"- shprehet Tuna Sejdiu./LajmiFundit.al/ VIDEO:

ME TE LEXUARAT