Arrestohet në Vjenë shqiptari më i rrezikshëm në Europë, shoku i Arjan Selimit

Aktualitet

blenard-fejzullaiForcat speciale të policisë austriake arrestuan një shqiptar tejet të rrezikshëm, në veri të Vjenës. Ai eshte Blenard Fejzullai, 40-vjeç, është arrestuar ndërsa ishte në makinë i vetëm.

Ai konsiderohet si një nga trafikantët më të rrezikshme të drogës, prej 10 vitesh në arrati. Organizata kriminale e tij u shkatërruar në vitet 2000-2001, gjate aksionit Kompas, ku ra ne pranga edhe Arjan Selimi, biznesmen tashme i vrare ne Tirane.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Fejzullai duhej të bëjë 12 vite burg në Itali, pasi autoritetet italiane e kanë dënuar në vitin 2006 për trafik ndërkombëtar të drogës.

Sipas mediave italiane shqiptari gjatë kësaj kohe është fshehur në Shqipëri, në qytetin tij të lindjes, në Fier. Nga hetimet ka rezultuar se shqiptari ka jetuar gjatë kësaj kohe në luks, kjo nga fitimet e shitjes së heroinës. Ai u pikas në mars të vitit 2016, për tu arrestuar në nëntor.

Hetimet kanë treguar se në fillim të viteve 2000 ai ka futur në Evropë sasi të mëdha të heroinës nga Afganistani, duke bashkëpunuar me talebanët.

Por nuk ishte vetëm heroina, lënda narkotikte që fuste shqiptari në Evropë. Ai njihet edhe për “kokainë rozë” të ardhur nga Bolivia dhe që konsiderohet me cilësi tejet të lartë. Kjo lloj droge është shumë e shtrenjtë në tregun me pakicë.

Sipas hetuesve italiane, dyshohet se ai përdorte rrjetet sociale për shitjen e drogës, email-e, një mënyrë e kopjuar nga grupi terrorist Al Kaeda. Kjo i bën hetuesit të dyshojnë se fieraku ka bashkëpunuar dhe me terroristët, duke shtruar pyetjen se ku e ka mësuar këtë metodë.

ME TE LEXUARAT