Vdekja e Andrea Stefanit, Gilman Bakallit, etj, "shpërthen revolta": Po vdesim nga cfarë hamë

Aktualitet

andrea-stefaniNdarja e parakoshme nga jeta e gazetarit Andrea Stefani, por jo vetëm, duket se ka ngjallur një debat në lidhje me nivelin e ndotjes në Shqipëri dhe cilësinë e ushqimeve që shkaktojnë kancer.

Gazetari dhe ish-diplomati Dritan Hila shkruan:

Stefani, Bakalli, e shume te tjere personazhe te jetes publike qe kane vdekur ose po luftojne me tumorret,

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Besoj se thone diçka edhe per ata qe nuk kane veshe e sy se ndotja e ambjentit nga plehrat, e eterit nga valet e antenave telefonike, e ajrit nga makinat qe qarkullojne ne nje qytet te asfiksuar, e ushqimeve nga mungesa e shtetit, tek ne ka marre permasa vrasese.

Thojani piktorit, meqe ka filluar "te marre vesh" nga ekonomia, mbase i hyn ne tru edhe ekologjia.

Per 3 mije vende pune dhe 30 biznesmene plehrash, per 3 kompani celulare dhe 100 importues ushqimor, po vihet ne pikepyetje jeta jone.

Vdekja po na troket ne dere te gjitheve dhe nuk ben skonto per askend. Vdekja nuk pranon para.

Thirrini mendjes

dernis-dyrnjaja

Gazetari Denis Dyrnjaja shkruan ne foton me maske ne fytyre:

Protestoj kundër ndotjes së ajrit, kundër ushqimeve pa kontroll dhe jashtë standardeve. Posto dhe ti një foto profili me maskë ose dorën para e protesto për shëndetin tënd

Fotografi Felix Bilani shkruan:

I bashkohem protestet kunder kancerit te gazetarit Denis Dyrnjaja......edhe pse ne fb ky popull proteston deri diku...se per tu ngritur e per te kerkuar jete apo mbrojtje te jetes as qe behet fjale ....protestoni kunderr ajrit te ndotur ,kunder ushqimeve kancerogjene qe blini cdo dite kunder ujit qe edhe pse e blini serish eshte i dyshimte.......behuni nje shqiptar ashtu si shkruan historia ....mjaft ndenjet kavie

Albana Osmani iu bashkua protestes duke publikuar nje foto ne faqen e saj zyrtare me dicituren:

Protestoj kundër ndotjes së ajrit, kundër ushqimeve pa kontroll dhe jashtë standardeve. Posto dhe ti një foto ne profilin tend , me maskë ose dorën para e protesto për shëndetin tënd!

Komentet e ketyre personazheve ne internet e ne rrjetet sociale jane pasuar nga dhjetera te tjere qytetare qe e kane mbeshtetur kauzen ne fjale.

siguria e ushqimit, pastertia e ajrit dhe cilesia e jetes ne Shqiperi duken me te vertete ne rrezik ndersa rritet numri i vdekjeve nga semundjet e ardhura prej ndotjes.

ME TE LEXUARAT