Manjani për krimin në Fier: Ngjarja kapërcen kufijtë njerëzorë!

Aktualitet

manjani-opinionMinistri i Drejtësisë Ylli Manjani ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Fier, ku burri hodhi nga dritarja e shtëpisë gruan e tij. Krimi, siç është përshkruar, ka qenë makabër, pasi 52-vjeçari e kishte zhveshur gruan dhe më tej e kishte hedhur. Kjo e fundit kishte “luftuar” për tri minuta me të shoqin për të mbijetuar, por se nuk ia ka arritur dot.

Lidhur me këtë ngjarje, Manjani ka thënë se do të çelë një proces hetimor administrativ, duke marrë parasysh edhe faktin se gruaja e ka denoncuar dhunën e bashkëshortit të saj. Numri një i drejtësisë ka thënë se “ngjarja kapërcen kufijtë njerëzorë”. Gruaja kishte kërkuar edhe ndihmë në gjykatë, pasi bashkëshorti ishte i dhunshëm.

ME TE LEXUARAT