Gripi bën kërdinë në këtë vend pranë Shqipërisë, në një javë mbi 4 mijë të sëmurë

Kosovë&Rajon

Komisioni për Sëmundje Infektive pranë Ministrisë së Shëndetësisë të Maqedonisë në mbledhjen e vet të sotme ka konstatuar se sivjet është rritur numri i të sëmurëve nga gripi krahasuar me periudhën e njëjtë të viti të kaluar dhe vetëm gjatë javës së kaluar janë paraqitur mbi 4.000 të infektuar.

Duke pasur parasysh se në periudhën e ardhshme pritet rritje e numrit të të infektuarve, Komisioni shpalli disa rekomandime për popullatën.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Kështu, mes tjerash, rekomandohet që: të kufizohet vizita pacientëve të hospitalizuar në spitale, të evitohet qëndrimi në tubime të mëdha dhe vende ku ka numër të madh njerëzish, si dhe të evitohen kontaktet me njerëz të sëmurë.

Sipas informatave të Komisionit, në shkollat dhe kopshtet e fëmijëve nuk vërehet mungesë më e madhe e fëmijëve të sëmurë, kështë që duke pasur parasysh se afrohen pushimet dimërore mundësia për përcjelljen e gripit ndër nxënësit po zvogëlohet.

ME TE LEXUARAT